OLIMPIADA DIMËRORE PYEONGCHANG2018
Ditari Olimpik nr.10 – Britania
17 February, 2018 @20:10
Në ndeshjen klasike ndërmjet Atletëve Olimpik të Rusisë dhe SHBA-ve, pas një ndeshje të njëanshme fitorja u takoi rusëve. Pos Datsyuk dhe Kovalchuk, rusët kanë kontingjent me përvojë kryesisht vendore nga liga KHL, e cila për kah kualiteti po provon të sfidoj ligën NHL. Gionta, Bourque, Wisniewski ishin kundërshtar të tyre. Përballje ndërmjet Ovechkin e Pacioretty do të mund të shohim kur të ndeshen Caps me Habs në NHL, edhe pse këta të fundit janë larg formës që pretendojnë.
Në hokej mbi akull, ruset siguruan gjysmëfinalen me fitoren 6-2 ndaj Zvicrës, ngjashëm si Finlanda me fitore 7-2 ndaj Suedisë.
Suedisë së paku po i ecën mirë në kurling, dhe me kanadezet në probleme, mund të tentojnë të artën më në fund. Sportet ekipore vazhdojnë deri ditën e fundit, derisa dy tek sajat kanë mbaruar.
Skeletoni solli edhe dy medalje për Britaninë e Madhe që morën të artën dhe bronztën tek femrat, pas të bronztës tek meshkujt. Elise Christie ishte një favorite tjetër në patinazh të shpejtë në shtigje të shkurtra, por përsëri nuk ia doli të përfundoj garën.
Katie Ledecky ka shpartalluar konkurrentet në Olimpiadën dhe Botërorët e notit. Kushërira e saj e largët, Ester Ledecka sot befasoi të gjithë me fitore në garën e Super G. Dhe dallimi i saj prej 0.01 sekonde që e bëri Ledeckan kampione, la pa medalje Lara Gut. Për Ledeckan fakt interesant është pjesëmarrja në dy sporte olimpike. Nuk është sportistja e parë që bën këtë.
Ole Einar Bjoerndalen kishte fituar medalje edhe në biathlon edhe në kros-kountri, duke përfunduar i pesti në garën 30km lirë në Salt Lake City më 2002, kur kishte fituar katër të arta. Ester Ledecka mund të shkoj tutje nëse fiton sllallom i madh paralel në snoubord.
Çekja mori vetëm medaljen e parë në Olimpiada, në moshën 22 vjeçare sot. ‘Kushërira’ e saj amerikane në moshën 19 vjeçare kishte gjashtë medalje olimpike, pëfshirë edhe një të fituar qysh si pesëmbëdhjetë vjeçare. Lidhja familjare e tyre është vetëm trillim i autorit të tekstit. Por, sukseset që kanë arritur të dyja nuk ka të bëj me emrin sa ka të bëj me punën dhe përkushtimin. Kjo nuk është trillim. Pasi suksesi nuk ka lidhje a je nga Britania e Madhe, nga Lihtenshtajni, apo nga Mongolia. As emri, mbiemri, apo mosha. Puna e përkushtuar sjell frutat që përkthehen edhe në medalje.
Nesër është ditë pak më e qetë.
Sllallomi i madh i meshkujve në ora 2:15 e 5:45 pritet të sjell të artën e dytë për Marcel Hirscher. Stafeta e meshkujve në kros-kountri nis në 7:15. Dy gara në skijim të lirë janë në program – meshkujt slopestyle në 6:15, dhe ajroret në ora 12. Starti masiv në biathlon nis në ora 12:15. Finalja e femrave në 500m patinazh të shpejt në ora 12:55.
p.s. urime dhjetëvjetori i pavarësisë, bashkëvendës të kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi