OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Stoch mbron të artën në kërcime me ski
17 February, 2018 @15:45
Kamil Stoch, ka arritur të marr të artën në kërcime me ski, njëkohësisht duke përsëritur titullin e fituar në Sochi. Polaku i mohoi triumfin e dyfishtë në këtë Olimpiadë gjermanit Andreas Wellinger, i cili përkundër kërcimit prej 142 metër në rrethin e dytë, me 282.3 pikë mbeti mbrapa polaku.
Stoch, në rrethin e parë kishte kërcyer 135 metër, gjysmë metri më shkurt se Wellinger, duke mbetur 5.5 metra përsëri më shkurt se gjermani në kërcimin e dytë.
E bronzta edhe në kërcimoren e madhe i shkoi norvegjezit Robert Johansson, ndërkohë Daniel Andre Tande i cili pas rrethit të parë ishte i pesëmbëdhjeti, në fund mbeti i katërti me 273.1 pikë, 2.2 pikë më pak se Johansson.
Garat në kërcime me ski përfundojnë të hënën me garën ekipore për meshkujt që nis në ora 13:30.