OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Wellinger kampion olimpik
10 February, 2018 @16:51
Gjermani Andreas Wellinger ka fituar të artën e parë olimpike në kërcime me ski. Gjermani u ngjit nga pozita e pestë pas rrethit të parë, në krye të podiumit falë kërcimit prej 113.5m që e ngjiti para norvegjezëve Johann Andre Forfang dhe Robert Johansson.
Forfang kishte qenë i treti pas rrethit të parë me 106m, derisa Robert Johansson renditjen i dhjeti me 100.5m. Para se Johansson të kërcente në rrethin e dytë, kishte vonesa për shkak të problemeve me erën, pas të cilave Johansson arriti kërcimin më të gjatë të ditës, të njëjtën distancë me Wellinger 113.5m.
Pas rrethit të parë udhëhiqte Stefan Hula me 111m. Polaku në rrethin e dytë kërceu vetëm 105.5m duke përfunduar garën i pesti, pas kampionit nga Sochi, Kamil Stoch i cili mbeti i katërti në fund.