OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
E arta e dytë për Hirscher
18 February, 2018 @9:50
Marcel Hirscher me lehtësi mori medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang. Austriaku që ka dominuar garat në disiplinën e sllallomit të madh gjatë viteve të fundit, më në fund mori edhe të artën olimpike duke kaluar shtegun për 2:18.04 minuta.
Pas tij u rendit Henrik Kristoffersen, i cili u ngjit në podium pas pozitës së dhjetë në rundin e parë. Norvegjezi ishte për 1.27 sekonda më i ngadaltë se Hirscher. E bronzta i takoi francezi Alexis Pinturault i cili mbeti 1.31 sekonda pas Hirscher.
Garat në skijim alpin vazhdojnë të mërkurën në ora 3 kur në program është lëshimi i femrave.