OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Edhe stafeta e meshkujve për Norvegjinë
18 February, 2018 @9:48
Johannes Hosflot Klaebo me nxitimin në 500 metrat e fundit, la mbrapa rusin Denis Spitsov i cili kishte shkrirë disavantazhin prej 30 sekondave pas ndërrimit të fundit, ia doli të siguroj të artën për Norvegjinë edhe në stafetën e meshkujve në kros-kountri.
Norvegjia për të dytën herë siguron të artën në të dyja stafetat në kros-kountri, pas Albertville më 1992. Ngjashëm kishte bërë edhe Suedia para katër viteve.
Didrik Tonseth, Martin Johnsrud Sndby, e Simen Hegstad Kruger kontribuuan para Klaebos i cili për pjesën më të madhe të rundit të fundit prej 7.5km kishte punë me francezin Adrien Backscheider.
Franca në fund mbeti 36.9 sekonda pas Norvegjisë, të cilët përfunduan garën në kohë 1:33:04.9. ngjashëm si Franca, edhe rusët përsëritën suksesin nga Sochi, duke mbetur të dytët me 9.4 sekonda vonesë nga Norvegjia.
Garat në kros-kountri vazhdojnë të mërkurën me finalet e sprintit ekipor të meshkujve të cilat nisin në ora 9:44.