OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Edhe Ukraina me të artë
18 February, 2018 @14:37
Oleksandr Abramenko nga Ukraina ka siguruar të artën e parë për Ukrainën në Lojërat Olimpike në Pyeongchang.
Abramenko pati tri super-kërcime në garën e ajroreve në skijimin e lirë, duke mbyllur serinë finale me kërcimin prej 128.51 pikëve.
Medalja e argjendtë i takoi kinezit Jia Zongyang i cili në serinë e tretë pati 128.05 pikë, më pak se 128.76 pikë në serinë e dytë të cilat do ti siguronin të artën. Kinezi në Sochi kishte qenë i bronztë.
E bronzta në PyeongChang i takoi Atletit Olimpik nga Rusia, Ilya Burov me 122.17 pikë.
Garat në skijim të lirë vazhdojnë të martën në ora 2:30 me halfpipe tek femrat.