OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Nao Kodaira fiton sprintin e patinazhit
18 February, 2018 @15:26
Japonezja Nao Kodaira ka fituar të artën e parë në Lojërat Olimpike në PyeongChang. Ajo me kohë 36.94 sekonda kaloi distancën në 500m në patinazh të shpejtë, duke thyer rekordin e koreanes Sang-Hwa Lee.
Për koreanen, të artë në Vancouver e Sochi, mbeti vetëm e argjendta të cilën e arriti me 0.39 sekonda vonesë ndaj Kodairas. Lee ishte vetëm 0.01 sekondë më e shpejtë se Karolina Erbanova e cila me të bronztën në 500m siguroi medaljen e dytë në këtë sport për Çekin në Lojërat Olimpike në PyeongChang.
Nesër me fillim në ora 12:53 në program është gara në 500m për meshkujt.