OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Martinod përsëri e argjendtë në halfpipe
20 February, 2018 @15:47
Në disiplinën atraktive të skijimit të lirë, në halfpipe, francezja 34 vjeçare, Marie Martinod përsëriti suksesin nga Sochi duke mbetur e argjendtë.
Me 92.60 pikë në rundin e dytë, ajo nuk arriti të largojë nga froni kanadezen Cassie Sharpe e cila po ashtu në rundin e dytë kishte marr notën më të lartë, 95.80 pikë.
Në duelin amerikan për të bronztën, në rundin e tretë Brita Sigourney kishte marr 91.60 pikë, 0.80 pikë më shumë se Annalisa Drew e cila mbeti e katërta.
Skijimi i lirë vazhdon nesër në ora 5:15 me garat eliminatore në ski-kros për meshkujt.