OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Virtue e Moir më të mirët në vallëzim
20 February, 2018 @15:50
Tessa Virtue e Scott Moir ishin të përkryer në programin e lirë duke marr notën 122.40. Me rekordin olimpik prej 83.67 pikëve në programin e shkurtër, çifti kanadez doli i pari në total me 206.07 pikë.
Për kanadezët ishte kjo e arta e dytë olimpike në vallëzim, pas titullit në Vancouver, dhe e treta në total pas fitores ekipore në PyeongChang. Në Sochi, në të dyja garat kishin të argjendtën.
Përkundër rekordit botëror në programin e lirë me 123.35 pikë, francezët Gabriella Papadakis e Guillaume Cizeron mbetën të dytët me notën totale prej 205.28 pikë.
E bronzta u takoi amerikanëve Maia e Alex Shibutani.
Garat në patinazh artistik vazhdojnë të mërkurën në ora 2 me programin e lirë tek femrat.