Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MONACO GP

Hamilton triumfon në Monte Carlo

Hamilton triumfon në Monte Carlo


26 May, 2019 @17:34

“Për Nikin” është fitorja e tretë e Lewis Hamilton në Monte Carlo. Britaniku i cili i rezistoni Max Verstappenit në rrathët e fundit, arriti të mbyll garën që kishte nisur në pozitën e parë për të thelluar epërsinë në renditjen e përgjithshme. Me të përfunduar gara, në radio-lidhje Hamilton dedikoi fitoren legjendës së Formula 1, Niki Laudas i cili u nda nga kjo jetë gjatë kësaj jave.

Verstappen mbylli garën menjëherë pas Hamiltonit, por për shkak të penalltisë prej 5 sekondave (vozitje e rrezikshme në pit) u zhvendos në pozitën e katërt. Në pozitën e dytë u ngjit Vettel i cili i mbijetoi presionit të Bottasit në pjesën e fundit të garës.

Gjersa Vettel i mohoi Mercedesit fitoren e gjashtë të dyfishtë këtë sezon, Leclerc ishte i vetmi që nuk përfundoi garën pas problemeve me gomë.

Gara e ardhshme zhvillohet më 9 qershor në Montreal të Kanadasë.



Renditja e përgjithshme

Lewis Hamilton 132 Britani e Madhe
Valtteri Bottas 121 Finlandë
Sebastian Vettel 82 Gjermani
Max Verstappen 78 Holandë
Charles Leclerc 57 Monako

 
Të gjitha lajmet nga Motosports