OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Hungaria e artë në patinazh të shpejtë
22 February, 2018 @16:56
Përfaqësuesja e përzier e Hungarisë me Shaoang Liu dhe Shaolin Sandor Liu, bashkë me Viktor Knoch e Csaba Burjan arritën të mposhtin Kinën në finalen e garës ekipore në 5000m në patinazh të shpejtë në shtigje të shkurtra.
Hungarezët kaluan garën për 6:31.971 minuta duke vendosur rekord të ri olimpik, para Kinës që garën e përfundoi me 0.064 sekonda vonesë. Pozita e tretë u takoi kanadezeëve, të cilët u vonuan për 0.311 sekonda.
Dajing Wu nga Kina, para medaljes së argjendtë në garën ekipore, me rekord të ri botëror kishte fituar garën në 500m. Duke arritur kohën prej 39.584, Wu la pas koreanët Daeheon Hwang dhe Hyojun Lim të cilët u stolisën me medaljen e argjendtë dhe të bronztë.
E në garën e fundit të femrave në këtë sport, Suzanne Schulting mori të artën në garën 1000m. Ajo la pas kanadezen Kim Boutin, dhe italianen Arianna Fontana, derisa Sukhee Shim nga Koreja ishte penalizuar.
Koreja Jugore është kombëtarja më e suksesshme në këtë Olimpiadë në patinazh të shpejtë në shtigje të shkurtra. Nga gjashtë medalje, Koreja pati 3 të arta, derisa Kanadaja e Holanda kanë nga 5 dhe 4 medalje, por vetëm nga një të artë.