Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUMBER ONE

I pandalshmi, Nadal

REUTERS

I pandalshmi, Nadal


9 June, 2014 @16:16

Kur Roger Federer kishte fituar Grand Slamin e 17-të të tij në karrierë në vitin 2012, dukej se ky rekord do të zgjasë përherë. 

Një rekord i tillë vështirë se mund të thyhej nga ndonjë njeri, veçse do të duhej të ishte një superatlet. 

E tash, vetëm dy vite më vonë, një i ri, i freskët, rival i urritur - Rafael Nadal, është duke e kërcënuar rekordin e pabesueshëm të zviceranit, pasi që arriti dje titullin e 14-të të Grand Slamit në karrierë duke e fituar Roland Garrosin. 

“Federer… Paj… Ai i ka 17-të e unë 14-të Grand Slame të fituara. Mirëpo, për gjëra të tilla nuk brengosem unë. Ky nuk është burim për motivimin tim,” ka thënë spanjolli 28 vjeçar i pyetur për mundësinë e thyerjes së këtij rekordi. 

“Do të provoj të luaj mirë në Wimbledon. Jam mirë me shëndet, kjo është gjëja më e rëndësishme. Shpresoj të mos lëndohem, kaq,” ka qenë i shkurt Nadal. 

Bota e tenisit në vitet e fundit është duke e parë një Rafa Nadal të hatashëm, derisa përgatitja e tij fizike po lë mbresa të jashtëzakonshme te njerëzit dhe ekspertët e këtij sporti. E se a do të arrij spanjolli ta thyej këtë rekord të zviceranit, mbetet të shihet. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis