COACH OF THE WEEK

Ish-trajneri i Bashkimit , më i miri i javës në Ligën e Femrave në Turqi
3 November, 2021 @11:13
Ish-trajneri i KBF Bashkimit dhe i Kosovës U20, Furkan Saglik, është duke treguar performancë të mirë në Ligën e Femrave në Turqi.
Skuadra e Saglik, HDI Sigorta Yalova, ka fituar derbin Edremit Bel. Gure Spor, derisa trajneri Furkan Saglik është zgjedhur trajneri i javës në xhiron 4.
Yalova aktualisht ka bilanc prej 2 fitoreve e 2 humbjeve dhe gjendet në pozitën e gjashtë.