Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Ivanovic befason Serenën

REUTERS

Ivanovic befason Serenën


19 January, 2014 @11:35

Serbja Ana Ivanovic ka arritur të bëj befasinë më të madhe deri sot në Australian Open. Ajo ka mposhtur bartësen e parë dhe numrin një të botës, Serena Williams, në tre sete 2-1. 

Ivanovic 26 vjeçare ka lënë të befasuar me lojën e saj dhe luftën ndaj amerikanes tërë Rod Laver Arenan sot. 

Me restrikcione nga lëndimi në shpinë dhe e injektuar nga gjilpërat për të ndalur dhimbjet, numri një i botës, Williams, nuk ishte në formën më të mirë dhe kjo vërehej nga lëvizjet e saja në terren, të cilat serbja i shfrytëzonte me agresivitet në goditje dhe duke sulmuar shërbimet e amerikanes bindi edhe veten se do të mundet të fitojë. 

“Të gjithë e dimë se çfarë kampione është ajo,” u ka thënë serbja reporterëve pas fitores dhe sigurimit të çerekfinales në Melbourne për herë të parë pas vitit 2008. 

“Gati që nuk luaja, por sidoqoftë dhashë më të mirën për aq sa munda. Në fund të ditës, ky nuk është fundi i botës,” ka thënë Williams në anën tjetër. 

Me eliminimin e Williamsit gara e femrave në Australian Open tanimë është e hapur për të gjitha dhe çdonjëra mund ta fitojë atë. 

Ivanovic në çerekfinale të Australian Open, Grand Slamit të parë të vitit, do të ndeshet ndaj kanadezes Eugenie Bouchard që mposhti Casey Dellacquan australiane. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis