Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAPITENI I MBETET BESNIK EKIPIT TË TIJ

Kapiteni edhe katër stinorë te Ylli

Kapiteni edhe katër stinorë te Ylli


16 August, 2024 @12:14

Nuk lëviz dhe qëndron besnik gjithmonë. Gëzim Morina është i Yllit edhe për katër stinorë të radhës, ka brëë të ditur mbrëmë vonë skuadra suharekase e Superligës së Kosovës në basketboll.

Morina 31 vjeçar me 204 centimetrat e tij luan si qendër dhe alo-qendër, ndërsa dallohet si njëri ndër lojtarët më luftarak nën kosh. Ai është gjithashtu pjesë e reprezentacionit dhe dallohet si një lojtar i përkushtuar dhe me sjelle prej sportisti.

“Kapiteni Gëzim Morina pjesë e Golden Eagle Yllit edhe për 4 sezone tjera,” ka shkruar shkurt ekipi suharekas, pa pasur nevojë për më shumë shpjegime për lojtarin që e njohin të gjithë.

Përndryshe, Morina në stinorin e kaluar me Yllin arriti deri në finale të playoffit, kur në ciklin e fundit të stinorit të rregullt ndezën motorët dhe u bënë të pandalshëm, duke arritur më pas edhe të rrezikojnë mjaft Trepçën që fitoi serinë finale me shumë mund, 3-2.

Morina ka luajtur 37 ndeshje për Yllin në stinorin e kaluar vetëm në Superligë. Ka pasur mesatarisht 33.1 minuta për ndeshje, duke dhënë 9.6 pikë, 2.3 asistime dhe 4.6 kërcime mesatarisht.


 
Të gjitha lajmet nga