Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Kapiteni i qëndron besnik ekipit

Kapiteni i qëndron besnik ekipit


1 July, 2025 @13:09

Vëllaznimi zyrtarisht ka bërë të ditur sot se kapiteni i ekipit, Atik Koshi, ka arritur marrëveshje me klubin për të qëndruar edhe një stinor me kuqezinjtë.

“Kapiteni Atik Koshi mbetet në fole edhe për një edicion tjetër, duke ju qëndruar besnik ngjyrave Kuqezi!” —  shkroi pak më parë njoftimi i KB Vëllaznimit.

Vëllaznimi ka bërë të ditur se nuk kanë pasur aspak vështirësi në sigurimin e Koshit, që ka pranuar mbetjen në fole dhe paraqitjet e treguara me ekipin e vendlindjes së tij. Për më tepër, ekipi ka shtuar se në ditët në vijim do të sjellin edhe risi tjera.

Koshi 26 vjeçar në Superligë 2024/25 ka luajtur 30 ndeshje me mesatare prej 24.5 minutave për lojë. Ai ka qenë ndër lojtarët vendorë të preferuar të trajnerit kroat të ekipit Jeronimo Sarin, ndërkaq mesatarisht ka shënuar 5.7 pikë për ndeshje, 1.2 asistime dhe 2.5 kërcime.

Vëllaznimi me Koshin siguroi trofeun e parë për ekipin në basketbollin e pasluftës së Kosovës, duke triumfuar në Ligën Unike, ku organizatori në fjalë kontribuoi me 21.3 minuta për ndeshje, duke dhënë 5.2 pikë për lojë, 1.3 asistime dhe 2.7 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga