PENZA (F)
Kapitenja mbetet në fole
19 October, 2020 @11:32
Kapitenja e Penzës, Valbona Bytyqi, ka vazhduar kontratën me skuadrën pejane.
Bytyqi në sezonin e kaluar ishte lojtarja më e mirë e Penzës. Ajo ishte njëra prej dy lojtareve në Ligën e Femrave që e kaloi shifrën e 300 pikëve. Bytyqi në 15 ndeshje shënoi 316 pikë dhe luajti me mesatare prej 21 pikëve për ndeshje.
Valbona gjithashtu luajti me 10.4 kërcimeve për ndeshje dhe 4.4 asistime për ndeshje në sezonin e kaluar.