VUSHTRRI

KB Vushtrria emëron trajner Gazmend Asllanin
11 September, 2022 @21:35
Ish-basketbollisti dhe ndihmës-trajneri i deridjeshëm i Trepçës, Gazmend Asllani, është zyrtarizuar si trajner i ri i ekipit të Vushtrrisë në basketboll.
Skuadra që garon në Ligë të Parë të Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin mitrovicas për ta drejtuar ekipin e tyre përgjatë stinorit 2022/23.
“Me plot mbështetje e dashuri, mirëpresim transferin tonë më të ri dhe një prej më të rëndësishmëve! Gazmend Asllani do të ushtrojë detyrën e trajnerit, ku do të udhëheq ekipin tonë në aspektin taktik dhe fizik,” ka shkruar njoftimi i KB Vushtrria.
Vushtrria në stinorin e kaluar arriti PlayOffin e Ligës së Parë, por nuk arriti të fitojë atë për të shkuar drejt Superligës.