Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËFINALJA: PENZA - BASHKIMI

KBF Bashkimi në finale të Kupës, fiton derbin gjysmëfinal

Fotografitë: FBK

KBF Bashkimi në finale të Kupës, fiton derbin gjysmëfinal


9 February, 2022 @16:33

Skuadra e KBF Bashkimi ka arritur me mjaft mund në një ndeshje dramatike të sigurojë finalen e Kupës së Kosovës, pasi që mposhti sot KBF PenzaKaragaç të Pejës me tri pikë dallim, 77-80 [27-19, 18-27, 9-18, 23-16].

Vajzat prizrenase të drejtuara nga Juxhin Shaqiri kanë arritur që me lojë të mirë veçanërisht në çerekun e dytë dhe të tretë të mposhtin pejanet, të cilat u këndellën fuqishëm në 10-minutëshin e fundit të ndeshjes, por s’ia arritën të përmbysin epërsinë e Bashkimit në fund.



Gjuajtjet e lira vendosën në fund

Pikët e fundit të Bashkimit, thuajse të gjitha në pesë minutat e fundit të lojës erdhën nga gjuajtjet e lira, pasi që Penza bënte faulime për të fituar kohë.



Chambers e Shatri me pikët e fundit në fitore

Në fund, me pikët e D’asia Chambers dhe Era Shatri, KBF Bashkimi arriti finalen e Kupës dhe të dielën do të luajë finalen e madhe për trofeun e parë të vitit 2022 ndaj KBF Prishtinës.



Performancat e basketbollisteve

Sa i përket paraqitjeve individuale në ndeshje, Besiana Martinaj me 21 pikë ka qenë më efikasja te KBF Bashkimi, ndërsa ate në fitore e shoqëruan edhe Shakyla Denise me 17 pikë dhe Monique Coker me 14 të tjera. Era Shatrit ndërkaq i mungoi një kërcim për të kryer ndeshjen me double-double, pasi që luajti me 13 pikë e 9 kërcime në fitore.

Te Penza nuk mjaftuan 21 pikët e Taylor Barnes dhe double-double i Rael Whitsitt që luajti me 20 pikë e 15 kërcime në ndeshje.

Finalja e Kupës së Kosovës te femrat, ndërmjet KBF Prishtina dhe KBF Bashkimi luhet të dielën më 13 shkurt me fillim prej orës 15:00 në Karagaç.


 
Të gjitha lajmet nga