KEKU - KOSOVARI
KEK-u me dominim, regjistron fitoren e dytë
27 October, 2024 @21:29
Skuadra e KEK-ut, ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Parë, duke e mposhtur Kosovarin me rezultat 99-83.
Në asnjë moment KEK-u nuk e lëshoi epërsinë të kaloi te kundërshtari dhe me dominim total e arriti fitoren e radhës.
Reggie Clarck ishte më i dalluari me 28 pikë, 6 asistime, 5 topa të vjedhur e 3 kërcime, derisa luajti 40 minuta pa pushim.
Clarck u ndihmua edhe nga Donat Rexhepi me 17 pikë e 7 kërcime, Ergin Grosha me 14 pikë e 8 kërcime dhe Engjull Sollova me 14 pikë të tjera.
Te Kosovari u veçuan Adhurim Alijaj me 26 pikë, 9 kërcime e 7 asistime, Adrian Ibishi me 21 pikë e 11 kërcime dhe Mërgim Jakupi me 18 pikë.
KEK-u me 2 fitore e 0 humbje gjendet në pozitën e dytë të tabelës, kurse Kosovari me 1 fitore e 1 humbje në pozitën e 4.
Në xhiron e tretë KEK-u takohet me Kerasanin, derisa Kosova me Istogun.