EDHE NJË FITORE

Foto: FTK
Kosova mposht edhe Islandën
16 April, 2016 @15:11
Tenistet e reja kosovare kanë arritur të shënojnë fitoren e tretë me radhë në FED Cup 2016 për zonën Europa/Afrika të Grupit III.
Tenistet tona kanë mposhtur Islandën 2-1 në lojë, duke e shënuar fitoren e radhës pas mposhtjes së Marokos dhe Mozambikut.
Sipas ndeshjeve, Arlinda Rushiti ka mposhtur Anna Gronholmin 6-0 dhe 6-0, për t’i dhënë epërsinë Kosovës 1-0.
Në ndeshjen e dytë Edita Raça është mposhtur nga Hera Brynjarsdottir 2-6, 7-6, 2-6 ku u barazua rezultati në 1-1.
Ndërsa në duelin final, në çifte, dyshja Raça-Rushiti kanë mposhtur kundërshtaret 2-0 në sete, 6-4 dhe 6-3 për t’ia dhënë fitoren e radhës Kosovës.