AUTOSPORTE
Kosova pranohet në FIA CEZ
8 April, 2016 @19:07
Federata e Autosporteve të Kosovës (FASK) është anëtarja më e re e Federatës Ndërkombëtare të Autosporteve (FIA).
Në mbledhjen e Bordit të FIA CEZ (Zona e Europës Qendrore) që u mbajt të enjtën dhe të premtën në Tiranë, Kosova është pranuar ndërkombëtarisht pas votimit që kaloi me sukses.
Nga shtetet pjesëmarrëse në mbledhje, vetëm Sllovakia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë abstenuar, derisa të gjitha vendet e tjera kanë qenë për pranimin e Kosovës, thuhet në njoftimin e FASK-ut.
“Tashmë edhe formalisht nuk ka asnjë barrierë për garuesit tanë për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Ata janë plotësisht të barabartë me garuesit e vendeve tjera, ndërsa jam i bindur se do t’u gëzohemi edhe rezultateve të mira”, ka thënë kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi
Në zonën e FIA CEZ përfshihen Shqipëria, Austria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Çekia, Hungaria, Italia, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Serbia, Sllovenia dhe Sllovakia, ndërsa që nga 8 prilli pjesë e saj tashmë do të jetë edhe Kosova.