Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASEBALL

MLB 2016 – Analizë

MLB 2016 – Analizë


Shkruan: Luan Morina

5 April, 2016 @16:31

Titulli me mëritë u kishte takuar Royalsëve vitin e kaluar. Por, një gjë shumë pozitive për bejsbollin ishte kthimi në finalet e sezonit për ekipet si Mets, Astros, e Cubs. Të trija këto ekipe janë në një gjendje më të mirë se që ishin prillin e kaluar dhe përvoja e fituar në finalet e sezonit të kaluar do të jetë e mirëseardhur këtë sezon. Por, të mos harrojmë që ky sezon duhet të ringjall Red Sox dhe Giants.

Gjithashtu Tigers, Nationals dhe më në fund Dodgers e Angels duhet të nisin të sjellin frytet.

Në radhë, do të bëjmë një vlerësim të formacioneve të ekipeve për të përfunduar me qasjen sipas divizioneve. Parashikimi se si do të ecin punët në një sezon që ka 162 ndeshje dhe lëndime që marrin vite për tu shëruar është absurd, por gjërat në fund të marsit qëndronin kështu:

Arizona Diamondbacks

Ardhja e Zack Greinke, me Shelby Miller e Patrick Corbin e shëruar bën një rotacion të shkëlqyeshëm në hedhje. Clippard e Colmenter janë të mirë për të mbyllur ndeshjet e as goditësit nuk janë keq. Sigurisht ata do të udhëhiqen nga Paul Goldschmidt dhe mesatarja e Jean Seguras i cili ka talent jo vetëm në vjedhje bazash dhe mesatare të goditjeve. Ka akoma për tu bërë në këtë formacion.

Atlanta Braves

Është sezon riformësimi për Braves Freddie Freeman e AJ Pierzynski do të udhëheqin goditësit, bashkë me Erick Aybar. Bud Norris ka disa vite në petkun e tij, por një rotacion i udhëhequr nga Julio Teheran do të sjell gjithnjë shtytje për goditësit. Kanë emra të mirë në rezervë – Johnson, Swisher, Bonifacio, e Bourn. Më pëlqen jashtëzakonisht hedhësit mbyllës me Jim Johnson e Jason Grilli që do të bënin një duet vrasës.

Baltimore Orioles

Chris Davis është kthyer. Ky është lajmi më i mirë. Aty është edhe Manny Machado, Matt Wieters, Adam Jones, Mark Trumbo, Pedro Alvarez, e JJ Hardy. Më mirë nuk mund të bëhet për goditësit. Zach Britton është për të mbyllur ndeshjet që duhet të vijnë nga hedhja e Chris Tillman e Ubaldo Jimenez. Nuk më mbush syrin, kurrë nuk e ka bërë këtë Yovani Gallardo. Ka pësuar rënie drastike në katër sezonet e fundit.

Boston Red Sox

Është koha për të përshëndetur Big Pappin me një unazë shtesë. Sezoni i fundit i David Ortiz mund të jetë i artë falë një strategjie të bukur transferimesh. Price, Buchholz, Porcello, Kelly në rotacionin e hedhësve; Uehara e Kimbrel për të mbyllur ndeshjet. Në letër duken shkëlqyeshëm. Bogaerts, Ramirez, Betts në fushë, të ndihmuar nga Pedroia e Sandoval, pa harruar Ortizin. Mund të jetë sezon i lavdishëm ky për Red Sox.

Chicago Cubs

Chicago Cubs, gjysmëfinalisti i vitit të kaluar


Më në fund mund ta bëjnë. Nuk ia kanë më frikën dhisë Cubs-at. Zobrist e Heywad i shtohen një ekipi bukur të përpunuar në fushë. Një sezon tjetër si i kaluari për Jake Arrieta veçse do të madhështone këtë rotacion që përfshin Lackey, Lester, Hammel, e Kendricks. Wood, Cahill, e Rondon për të mbyllur. Vërtetë tingëllojnë si ekip kampionësh.

Chicago White Sox

Nuk pritet të kenë sukses këtë vit. Problemi me LaRoche ka komplikuar gjërat në atë që mund të ishte sezon i mirë renovimi. Kanë goitës të mirë në fushë, kanë hedhës të mirë në Sale e Quintanan. Por, s’janë ekip që mëton sukses.

Cincinnati Reds

As për të ‘kuqët’ ky sezon nuk pritet të ketë lavd. Nuk janë askund me hedhës me përvojë, edhe pse goditësit janë shumica nga veteranët. Ndonjë homer të Vottos e Bruce, dhe vjedhjet e Billy Hamilton e Brandon Phillips, mund të sjellin ndonjë shkëndijë gëzimi për ata fansa që fatkeqësisht janë në njërin nga divizionet më të fuqishme në bejsboll.

Cleveland Indians

Janë një nga ekipet që gjenden në mes të dy poleve. Kanë goditës të shkëlqyeshëm, si në rotacion – Kluber e Carrasco në veçanti, si në mbyllës – Cody Allen. Goditësit janë paksa veteran – Napoli, Uribe, Davis, Santana dhe kjo më bën të dyshoj se mund të jenë konstant në paraqitjet e tyre këtë sezon.

Colorado Rockies

Edhe një sezon për tu ndërtuar për Rockies. CarGo është akoma këtej, Nolan Arenado nuk mjafton për një ekip të suksesshëm. Edhe hedhësit nuk janë aq stabil. Do të jetë një vit pë tu kaluar disi për Rockies.

Detroit Tigers

Pasi humbën Scherzerin, tani kanë marr Zimmermannin. Verlander është aty, me shpresë që do të kthehet ai i vjetri. Sanchez është goxha i mirë, derisa shtimi i K-Rod në mbyllje është goxha hap i mençur. Cabrera, Kinsler, Martinez, tani edhe Upton, janë për të goditur. Janë një grumbull lojtarësh me përvojë dhe të aftë për të dërguar në fazën finale Tigers.

Houston Astros

Përkundër përvojës, do të jetë vështirë që ky ekip i lojtarëve të talentuar të shijoj përsëri finalet. Janë të plotë pothuajse, ashtu siç kthehen, si në goditje, si në hedhje. Keuchel e McHugh sikur të prodhonin një sezon të ngjashëm në rotacion, e të Rasmus e Gomez të ruanin atë formën e vitit të kaluar, do të mund të ishte një sezon i suksesshëm. Por, shumë zor.

Kansas City Royals

Pak a shumë kampionët janë po i njëjti ekip i sezonit të kaluar. Janë të komponuar në çdo pjesë të lojës dhe suksesi është i pamohueshëm. Por, nuk më mbushin mendjen se janë një ekip që mund të shkoj tri vjet rresht në World Series, përkundër faktit që kanë të gjithë faktorët e duhur.

Lojtarët e Kansas City Royals duke festuar titullin e vitit 2015

Los Angeles Angels

Pjesa e brendshme e rombit nuk është edhe aq e shkëlqyeshme, së paku krahët. Por, aty është Trout dhe Pujols, tani si DH> as hedhësit nuk janë nga më të mirët, por nëse ka një anë pozitive, të përkryer tek Angels janë hedhësit mbyllës. Smith, Street, e Albuquerque.

Los Angeles Dodgers

Janë ekip për tu bërë kampion. Kanë makinën e njohur si Clayton Kershaw, pastaj kanë shtuar Kazmirin e Wood. Goditësit i kanë të shpërndarë për merak nëpër fushë, e as rezervat nuk janë keq. Për pozitën e fundit në rotacion luftojnë Brett Anderson, Brandon McCarthy, e Hyun Jin Ryu!

Miami Marlins

Edhe një sezon rindërtimi për Marlins. Fernandez kthehet, Gordon e Stanton janë në fushë, Suzuki mund të sjell përvojën, por jo edhe suksesin. Marlins duhet të shikojnë tej këtij viti për sukses.

Milwaukee Brewers

Lucroy e Ryan Braun – dy emrat e vetëm nga ajo finale divizioni, të vetmen që mbajmë mend ne tifozët e Brewers. GM i ri ka ndryshuar rrënjësisht ekipin, diçka që është dashur të bëhej shumë kohë më parë. Michael Blazek e Will Smith janë ndër emrat e vetëm që më mbushin mendjen në hedhje. Në fushë shumë veta kanë nevojë për tu dëshmuar.

Minnesota Twins

Janë ekip në mes të aspiratave. Me pak fat mund të kthehen në ekip me bilanc pozitiv edhe pse në letër nuk premtojnë këtë. Kanë emra të mirë në të gjitha repartet, por kryesisht janë veteranë të mbipaguar.

New York Mets

Njëri nga ekipet favorite. Kanë përmirësuar mesin e rombit me Walker e Cabrera. Krahët i kanë pasur të përkryer për ato pozita. Cespedes është kthyer. Kanë njërin nga rotacionet më të bukura në ligë – talentë që shkëlqejnë si me strikeOut, si me fitore të gjata dhe një veteran në Colon. Rezervat janë të mirë, e hiç më mbrapa nuk mbeten as hedhësit mbyllës. Janë ekip për titull!

Ekipi New York Mets, finalist i vitit të kaluar

New York Yankees

Janë ekip tipi i Yankees – të mbipaguar e aspak të suksesshëm, apo impresiv. Vetëm djalli mund të ju ndihmojë të fitojnë titull, si zakonisht!

Oakland Athletics

Viti i kaluar ka qenë për tu harruar. Edhe ky vit mund të jetë i tillë, edhe pse si zakonisht kanë bërë lëvizje të mira në përbërje. Por, kurrë nuk ju dihet se çfarë mund të ofrojnë djelmoshat e Billy Beane, pa marrë parasysh se sa shumë i studiojmë.

Philadelphia Phillies

Sezon ribërje për Phillies do të jetë edhe ky. Kanë veteranë dhe talente jo shumë të dëshmuara. Mbetet të shihet sa do të funksionojë ky çiftëzim.

Pittsburgh Pirates

Njëri nga ekipet e rilindura në Qendër të Ligës Nacionale. Vogelsong e Niese në hedhje janë emra impresiv. McCutchen udhëheq një ekip të mirë goditësit. Por, në divizionin e tyre nuk mjafton të jesh veç i mirë.

San Diego Padres

James Shields, Matt Kemp, Alexei Ramirez, Fernando Rodney – emra më të mëdhenj se statistikat. Kjo mënyrë nuk sjell sukses e tituj. Zor që mund të bëjnë diçka të mirë këtë sezon.

San Francisco Giants

Është vit çift, është koha për titull në San Francisco. Janë njëra prej skuadrave me vendosjen më të përkryer në çdo pozitë. Secili lojtar është i përkryer për pozitën e vet, e kur ke Madison Bumgarnerin, finalet janë më të lehta se stërvitjet pranverore. Për mua janë favoritët kryesor për titull.

Madison Bumgarner, njëri prej lojtarëve kryesor te skuadra favorite për titull, San Francisco Giants

Seattle Mariners

Janë ekip bukur i përpunuar. Nuk janë të përkryer, kanë dy pozitat e fundit në rotacion jo aq të sigurta, si dhe pjesa fushore e goditësve nuk është aq e mirë në sulm sa në mbrojtje. Do të ishin befasi e bukur po të korrnin sukses.

St. Louis Cardinals

Ekipi im i urryer që çdo vit janë favorit. Rombi është perfekt, pjesa fushore jo edhe aq. Hedhësit perfekt, mbyllësit jo edhe aq. Favorit për titull – gjithmonë.

Tampa Bay Rays

Sezon sa për të kaluar. Janë në rindërtim, kanë emra të mirë, por suksesi nuk është në planet e tyre këtë vit.

Texas Rangers

Janë nga ekipet që mund të befasojnë. Kanë emra të mirë në fushë, Fielder ka kaluar në DH, Desmond në fushë për ti lënë vendin Andrus, mbyllësit jo aq të mirë. Shumë gjëra të komplikuara që mund të pengojnë suksesin.

Toronto Blue Jays

Njëri nga ekipet më simpatike përkrah A’s. Sa të jenë Bautista e Encarnacion homerët s’do të mungojnë. Hedhësit nuk janë aq të shkëlqyeshëm. Sidomos dyshoj që Estrada mund të prodhoj dy sezone të tilla. Mbyllësit janë pak më të mirë, rombi i mrekullueshëm. Do doja ti shihja sa më të suksesshëm.

Washington Nationals

Scherzer, Strasburg, Harper, Papelbon – katër nga emrat më ngazëllues në ligë. Jam i sigurt që Scherzer do të ketë një lojë të përkryer këtë sezon. Me Strasbourg të shëndetshëm, me një fushë të shpejtë në mbrojtje dhe një romb shumë të mbyllur, suksesi është i garantuar. Por, sa larg mund të mbërrijnë mbetet të shihet.

Divizionet

Liga Amerikane – Perëndimi

Mund të jetë njëri nga divizionet më ngazëlluese në ligë. Astros janë të shkëlqyeshëm, derisa Rangers dhe Mariners me ngulm do të kërkojnë përfundimtare, diçka që tashmë po kthehet në imperativ për Angels, sidomos pas investimeve të viteve të kaluara. E kur shtojmë edhe A’s që kurrë nuk mund të nënçmohen, atëherë ky divizion shndërrohet në një ferr të vërtetë që mund ti ndaj të pesë ekipet me një diferencë prej vetëm 10 fitoreve në fund.

Liga Amerikane – Qendra

Royals dhe Tigers do të luftojnë për titullin në këtë divizion. Në fakt, Royals janë ekipi për t’u mposhtur në këtë ligë, jo vetëm në Qendër. Twins nuk janë ekip i gatshëm për përfundimtare. Në fakt Indians mund të arrinin më lart se ta këtë sezon. White Sox janë vetëm për të përmirësuar bilancin e fitoreve të Royals dhe Tigers.

Liga Amerikane – Lindja

Gjërat kanë ndryshuar viteve të fundit duke u zhvendosur nga Lindja në Perëndim në këtë ligë. Por, me ringjalljen e Red Sox dhe Yankees këtë sezon, pres të kemi njërin nga divizionet më të bukura, përfshirë edhe kthimin e këtij rivaliteti aty ku e ka vendin. Megjithatë Blue Jays janë favorit, pa harruar edhe Orioles. Për mua Rays këtë sezon janë vetëm për të shikuar të tjerët.

Liga Nacionale – Perëndimi

Giants, Diamondbacks dhe Dodgers – të tre janë ekipe të denja për tetor. Mendoj që është herët për të futur Arizonën në këtë mes, ndërkohë Dodgers duhet të jenë më të shëndetshëm. Është një divizion, një ligë që do të duhej ti takonte Giants.

Liga Nacionale – Qendra

Cubs e Pirates para Cardinals. Tre ekipet që do të sigurojnë përfundimtaret sipas të gjitha gjasave duke lënë nënkampionët e dy divizioneve tjera pa përfundimtare. Për disa vite kanë qenë divizioni më i baraspeshuar në bejsboll, veçse tash në vend të Cubs e Pirates, në humnerë gjenden Brewers e Reds, të dy të zënë në rindërtim tashmë dy-tri vite.

Liga Nacionale – Lindja

Mets janë favorit të sigurt. Nationals do të mund të konkurronin, por më shumë besoj që do të përqendrohen në arritjen e wild-card për finalet. Marlins nuk janë akoma gati për të sfiduar këto dyja. Ndërkohë Phillies e Braves, ngjashëm si Reds e Brewers janë në fazë rindërtimi dhe ky sezon pos përvojës nuk ju duhet për asgjë tjetër.


VETERANËT NË ATLETIKË

Veterani Rama i sjell medalje Kosovës

Të tjera

Veterani Rama i sjell medalje Kosovës

05/04/16 @ 08:57

BAHRAIN GP 2016

Hamilton niset i pari në Bahrein

Motosports

Hamilton niset i pari në Bahrein

02/04/16 @ 18:23

XHUDO

Distria me medalje në Samsun

Të tjera

Distria me medalje në Samsun

01/04/16 @ 17:44

PËR HERË TË PARË

Kosova në FED Cup

Tenis

Kosova në FED Cup

01/04/16 @ 13:32

NË PENSIONIM

Ende po fitojnë

Të tjera/Analiza

Ende po fitojnë

31/03/16 @ 15:28

NORA GJAKOVA

Në Tbilisi e argjendtë

Të tjera

Në Tbilisi e argjendtë

25/03/16 @ 20:58

KUPA E KOSOVËS

Besa triumfon në finale, fiton Kupën

Të tjera

Besa triumfon në finale, fiton Kupën

24/03/16 @ 09:06

MUNDJE - OLIMPIADA E TË RINJËVE

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

Të tjera

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

24/07/23 @ 16:41

FORMULA 1

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

Të tjera

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

23/07/23 @ 16:42

KRAKOW 2023

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

Të tjera

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

22/06/23 @ 14:09

PEJANËT KAMPIONË!

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

Të tjera

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

14/05/23 @ 00:14

BODYBUILDING

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

Të tjera

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

08/05/23 @ 15:50

FBNS @ IFSC

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

Të tjera

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

04/04/23 @ 15:14

LOJËRAT MESDHETARE 2030

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

Të tjera

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

03/04/23 @ 23:23

BOKS

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

Të tjera

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

14/03/23 @ 10:50

SLLAMOMISTËT E RINJ

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

Të tjera

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

11/01/23 @ 10:42

BOKS

Donjeta Sadiku dhe trajnerja e saj pranojnë shpërblimin pas medaljes

Të tjera

Donjeta Sadiku dhe trajnerja e saj pranojnë shpërblimin pas medaljes

26/10/22 @ 20:35


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera