KOSOVA NË RIO

Foto: Driton Kuka Facebook
Kuka shtyen pensionimin për Norën
8 August, 2016 @21:37
Pas eliminimit të Nora Gjakovës, përmes një statusi në Facebook ka reaguar trajneri Driton Kuka, i cili ka treguar që Nora në Olimpiadën e Rios nuk ishte në 100% të formës për shkak të lëndimit që e kishte pësuar më parë. Gjithsesi, ajo nuk u dorëzua dhe nuk hoqi dorë nga Olimpiada, shkruan Kuka.
Për më tepër, trajneri pejan shtoi që Nora kishte afro 2 muaj pa stërvitje adekuate dhe pas eliminimit ai i ka premtuar Norës që ai nuk do të pensionohet si trajner i saj siç e kishte planifikuar dhe do të vazhdojë të jetë trajner i saj, për të luftuar për medalje në Lojërat Olimpike të Tokios 2020.