KOSOVA NË RIO

Nora Gjakova kalon në 1/8 e finales
8 August, 2016 @15:25
Në duelin e parë ndaj kolumbianes Yadinis Amaris, Nora Gjakova ka shënuar fitore, duke bërë kështu që ëndrra për medalje olimpike të vazhdojë. Ky ishte raundi 1/16, ndërsa me këtë fitore Nora kalon në 1/8 e finales.
Nora takimin e ka fituar me IPON.
Duelin e ardhshëm xhudistja kosovare e zhvillon pas pak minutash.