HAJDE NORË

Sot, sytë te Nora Gjakova
8 August, 2016 @10:03
Xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova, sot do të jetë në garë për medalje olimpike në kategorinë deri në 57 kilogramë në Rio.
Përballjet e xhudisteve nisin në ora 15, ndërsa Nora Gjakova në duelin e parë do të ndeshet me kolumbianen, Yadinys Amaris, në duelin e parë kualifikues drejt të tetës së finales, diku rreth orës 15e20 deri 15e30.
Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë sportistet e vetme të Kosovës që kanë shkuar në Rio me normë olimpike, të tjerët janë aty me ftesa.