PAS MEDALJES

Mediat e huaja: Majlinda, medaliste e parë e Kosovës
8 August, 2016 @0:14
Në një përmbledhje të shkurtë të mediave të huaja ju sjellim ato më interesante të botuara pas triumfit historik të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio 2016.
EUROSPORT ka shkruar: Majlinda Kelmendi fitoi të artën për tu bërë medaliste e parë e Kosovës. Ndërsa në komentin e artikullit është përmendur që Kosova është bërë pjesë e KOK në vitin 2014 dhe që në Olimpiadën e parë ka fituar medalje dhe atë hiç më pak se të artën.
REUTERS ka shkruar: Kelmendi shkruan historinë me të artën për Kosovën. E në artikull, ka përmendur luftën e tensionuar finale si dhe të qenit sportiste e parë e Kosovës që e arrin medaljen olimpike. Më tej, Reuters ka shtuar se Rioja është vendi ku sportistët e Kosovës kanë debutuar në Lojëra Olimpike, pas pavarësimit nga Serbia në vitin 2008 dhe pranimit në KOK në vitin 2014.
BBC ka shkruar: Kosova është duke debutuar në Lojëra Olimpike me flamurin e vetë dhe që në ditën e tretë ka medaljen e artë. Majlinda Kelmendi ka mposhtur italianen Odette Giuffrida me një yuko në një luftë impresive nga xhudistet.