Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRAG RACE 2016

Skender Potera triumfoi në Drag Race

Foto: FASK

Skender Potera triumfoi në Drag Race


Teskti: FASK

8 August, 2016 @8:48

Potera sivjet ka qenë i pakonkurrencë me veturën e tij Golf RS V 16 dhe distancën prej 402 metrave e kaloi për kohën 10.177 sekondave, me shpejtësinë mesatare prej 240 kilometrave në orë. Në një garë ku pjesëmarrës ishin 104 garues me vetura tejet atraktive, Potera e kishte pritur këtë sukses.

Skender Potera është fitues i garës Drag Race për këtë vit, e cila gjatë dy ditëve të fundjavës u zhvillua në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Potera sivjet ka qenë i pakonkurrencë me veturën e tij Golf RS V 16 dhe distancën prej 402 metrave e kaloi për kohën 10.177 sekondave, me shpejtësinë mesatare prej 240 kilometrave në orë.

Në një garë ku pjesëmarrës ishin 104 garues me vetura tejet atraktive, Potera e kishte pritur këtë sukses.

“Kemi punuar shumë për të arritur këtu dhe realisht kam besuar se do të fitoj. Kam qenë i vetëdijshëm se në Kosovë nuk ka ndonjë veturë më të shpejtë, por nuk e kam ditur se me çfarë makinash do të paraqiten pjesëmarrësit nga diaspora”, ka thënë Potera, duke theksuar se vetura e tij ka vlerë rreth 40 mijë euro, por që do të vazhdojë me modifikime tjera.

“Ne mendojmë të marrim pjesë edhe në të ardhmen, prandas sigurisht do të përpiqemi që vazhdimisht të bëjmë përmirësime. Pjesëmarrësit tjerë tashmë e dinë fuqinë e veturës sonë dhe ata do të punopjnë për të ofruar diçka më të shpejtë, por në këtë drejtim do të punojmë edhe ne”, ka shtuar Potera.

Në fakt, ai ishte i vetmi që arriti të garojë në klasën e dhjetë (kalimi i distancës për 10 sekonda). Ndërkaq, fituesi i garës në vitin e kaluar, Arton Ajvazi, sivjet u rendit vetëm i treti në klasën e 12-të.

Në përgjithësi gara ishte mjaft atraktive dhe u përcoll nga mbi 20 mijë shikues (të dielën), derisa edhe të shtunën interesimi nuk mungoi.
Pa marrë parasysh rezultatet, shikuesit u kënaqën edhe me atë që treguan edhe: Arton Ajvazi me Nissan GTR, Marin Buliqiç me Opel Calibra, Labinot Mustafa me Honda CRX e të tjerë.

Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi, e ka vlerësuar pozitivisht garën e këtij viti.

“Me rëndësi është që gara ka përfunduar pa incidente. Duhet pranuar se nuk ka qenë aspak e lehtë të orgainzohet, por mendojmë se ia kemi dalë me sukses. Fillimisht kemi pasur shumë punë për ta përgatitur pistën, e pastaj edhe pjesën organizative. Është e qartë se në një masë kaq të madhe dikush do të jetë i pakënaqur, por ne e kemi dhënë maksimumin, ndërsa një vështirësi më tepër e patëm edhe për shkak të kushteve atmosferike në ditën e parë“, është shprehur Rexhepi.

Përveç garuesve nga vendi ynë dhe mërgimtarët tanë nga shumë vende të ndryshme, pjesëmarrës pati edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Kroacia. Nga Kroacia ishte edhe ekipi professional i matjes së kohës.

Rezultatet:

Klasa 16:
1.Fitim Cakiqi (Gjermani)
2. Leutrim Isufi (Kosovë)

Klasa 15:
1.Kastriot Tunaj (Zvicër)
2.Azem Ramadani (Kosovë)
3.Andis Halimi (Austri)

Klasa 14:
1.Shkumbin Hasani (Gjermani)
2.Dante Gonxhja (Shqipëri)
3.Lirim Elezi (Gjermani)

Klasa 13:
1.Emin Dobra (Kosovë)
2.Përparim Ebibi (Zvicër)
3.Ibrahim Bilalli (Zvicër)

Klasa 12:
1.Arbër Grainca (Suedi)
2.Maliq Haziraj (Zvicër)
3.Arton Ajvazi (Kosovë)

Klasa 11:
1.Agron Ismajli (Kosovë)
2.Nuri Bugari (Austri)
3.Xhevdet Leci (Zvicër)

Klasa 10:
1.Skender Potera (Kosovë)

P.S. Garuesit e shënuar nga Zvicra, Gjermania, Suedia…, janë mërgimtarë tanë që kanë ardhur nga vendet e përmendura, por nuk i kanë përfaqësuar ato.


KELMENDI PËR USA TODAY

S’ka miliona që ma paguajnë këtë ndjenjë

Të tjera/Rio 2016

S’ka miliona që ma paguajnë këtë ndjenjë

08/08/16 @ 01:07

PAS MEDALJES

Mediat e huaja: Majlinda, medaliste e parë e Kosovës

Të tjera/Rio 2016

Mediat e huaja: Majlinda, medaliste e parë e Kosovës

08/08/16 @ 00:14

MAJLINDA

E artë

Të tjera/Rio 2016

E artë

07/08/16 @ 22:11

SHQIPTARJA

E arta për Tajvanin

Të tjera/Rio 2016

E arta për Tajvanin

07/08/16 @ 21:56

MAJLINDA KELMENDI

Majlinda në finale, siguron medalje olimpike për Kosovën

Të tjera/Rio 2016

Majlinda në finale, siguron medalje olimpike për Kosovën

07/08/16 @ 21:19

AMERIKANIA HUMB NË FUND

E arta në çiklizëm për Holandën

Të tjera/Rio 2016

E arta në çiklizëm për Holandën

07/08/16 @ 21:10

QITJE

Kurthi për australianen

Të tjera/Rio 2016

Kurthi për australianen

07/08/16 @ 20:43

NOT

Rita përfundon Olimpiadën

Të tjera/Rio 2016

Rita përfundon Olimpiadën

07/08/16 @ 19:08

FORMULA 1

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

Të tjera

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

23/07/23 @ 16:42

KRAKOW 2023

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

Të tjera

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

22/06/23 @ 14:09

PEJANËT KAMPIONË!

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

Të tjera

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

14/05/23 @ 00:14

BODYBUILDING

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

Të tjera

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

08/05/23 @ 15:50

FBNS @ IFSC

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

Të tjera

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

04/04/23 @ 15:14

LOJËRAT MESDHETARE 2030

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

Të tjera

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

03/04/23 @ 23:23

BOKS

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

Të tjera

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

14/03/23 @ 10:50

SLLAMOMISTËT E RINJ

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

Të tjera

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

11/01/23 @ 10:42

BOKS

Donjeta Sadiku dhe trajnerja e saj pranojnë shpërblimin pas medaljes

Të tjera

Donjeta Sadiku dhe trajnerja e saj pranojnë shpërblimin pas medaljes

26/10/22 @ 20:35

EVROPIANI PËR SENIORË - BUDVA 2022

Donjeta Sadiku e bronztë! Medalja e parë për Kosovën

Të tjera

Donjeta Sadiku e bronztë! Medalja e parë për Kosovën

21/10/22 @ 19:27


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera