NUMRI NJË

Eliminohet në raundin e parë
8 August, 2016 @9:06
Tenisti numër një i botës, Novak Djokovic, është befasuar shpejt në Lojërat Olimpike të Rios sot.
Ai është eliminuar nga gara, pasi që nuk arriti ta kalojë pengesën e parë, argjetniasin Juan Martin Del Potro, ku ky i fundit fitoi 2-0 në sete.
Gati 2 orë e gjysëm zgjatën këto dy sete, ku argjentinasi tregoi fuqinë ndërsa serbi Djokovic pranoi se është njëra nga humbjet më të hidhura të karrierës së tij, 7-6 dhe 7-6.