RIO 2016 - NOT

Foto: BBC
E 23ta për Phelpsin
8 August, 2016 @14:32
Amerikani Michael Phelps siguroi medaljen e tij të 23të në Lojërat Olimpike Verore.
Për të, fitorja e stafetës amerikane në 4x100m stil i lirë ishte medalja e 19të e artë në Olimpiadë. Katërshja amerikane nuk ishte në mesin e favoriteve duke mbetur prapa Australisë dhe Rusisë në kualifikime, por ishte pikërisht Phelps që bëri ndryshimin në rundin e tretë.
Në skuadrën e Phelpsit në këtë garë ishin edhe Caeleb Dressel, Ryan Held dhe Nathan Adrian, ndërsa garën e përfunduan për 3 minuta e 9.92 sekonda.
31 vjeçari Phelps ishte pensionuar nga noti në vitin 2012, ndërsa rikthimin nga pensionimi e bëri në vitin 2014. Sot ai është sportisti me më së shumti medalje të arta në histori të Lojërave Olimpike, me gjithsej 19 medalje të arta.