Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DITARI NR. 4 @ RIO 2016

E arta Majlindë

E arta Majlindë


Shkruan: Luan MORINA

8 August, 2016 @13:59

Kosova në shumë sfera është mbrapa vendeve si Islanda, Kuvajti, Katari, Malajzia, Singapori, e shumë vende të tjera, por në renditjen e vendeve që kanë të artë Olimpike është para. Është edhe para ekipit të natyralizuar të Katarit që ka blerë me milionë atletë e sportistë nga vende tjera.

Kjo, falë Majlindës e cila mbrëmë na dhuroi gëzimin më të madh të mundshëm si kosovar. Edhe atë në çfarë mënyre se! Përmbajtja e Majlindës dhe Dritonit deri në përfundimin e finales, bënte edhe gurin të lakmoj! Dhe ky ishte njëri ndër faktorët kryesorë ndoshta në rrugëtimin e mundimshëm deri tek e arta!

Majlinda dëshmoi karakter, dëshmoi pjekuri, gjakftohtësi, shpirt kampioni!

Si popull kemi mangësi në krejt këto kur jemi tek garat sportive! Majlinda zotëroi të gjitha. Tash zotëron atë që nuk ka zotëruar asnjë kosovar më parë! Të artën Olimpike – diçka për të cilën jetojnë sportistët!

Nuk besoj që kemi qenë ndonjëherë më krenar që jemi kosovar!

Por, edhe kurrë nuk kemi qenë ndoshta më të turpëruar! Pse?

Ne mund të jemi para gjithë atyre vendeve të pasura që përmenda më lartë në renditjen e të artave olimpike dhe gjysmës së Afrikës që nuk ka fare medalje olimpike, ama jemi shumë larg kontributit që këto vende bëjnë për sportin.

m

Një reportazh i bërë nga JnK para disa muajve jepte një pasqyrë të prapaskenës së tani kampiones olimpike! Aty ajo tregonte kushtet në të cilat stërvitet, kushtet në të cilat është bërë kampione olimpike! Çorape të leshta për të mposhtur temperaturën -10 deri -15 gradë celsius gjatë dimrit në sallën stërvitëse, 5kg rroba nën uniformën e saj, dy orë të harxhuara për tu nxehur e pastaj të nis stërvitjen. Ajo flet edhe për turpin që ndjen kur krahasojnë kushtet ku stërviten konkurrentet që mbrëmë mbeten nën te në podium!

Dhe ajo nuk është e vetme! Dhe jo vetëm xhudo nënçmohet si sport. Sportisti amator dhe profesional dallojnë nga puna primare që u siguron jetën.

k

Fatkeqësisht në Kosovë nuk mund të jesh kryefamiljar nëse je sportist. Kështu që 95% e sportistëve tanë janë amatorë sipas kësaj perspektive!
Kjo ndikon në shuarjen e shumë talenteve të cilët duhet të gjejnë alternativa tjera për të mbijetuar – ndoshta dikë me vizë! Nuk dyshoj që edhe Majlinda disa herë ka mbetur në një udhëkryq të këtillë – të lë sportin për ndonjë fakultet, apo punë me pagë minimale! Si Majlinda, ashtu edhe Nora, Distria, e shumë sportistë tjerë kanë sfida të këtilla!

Gjatë okupimit kemi shpresuar që me çlirimin e vendit së paku do të ktheheshin e do të mirëmbaheshin sallat e fushat sportive nga të cilat ishin dëbuar. Atëherë ishin dëbuar e u ishte ndërprerë rryma e ngrohja nga okupatori. Sot kjo ndodh nga të tanët të cilët pos që nuk ndihmojnë, ngufatin sportin me tatime që shtyjnë deri në shfarosjen e ekipeve e talenteve. E këtë fuqi u kemi dhënë ne, e pjesërisht jemi fajtorë për këtë gjendje.

Sportin e shohin si armik, si diçka që nuk u mbush xhepat, e si për ironi një sportiste sjell më shumë vëmendje se milionat që shpenzohen në marketing të dështuar e udhëtime luksoze snobiste.

k

Talente vazhdojnë të shuhen, të zhduken! Edhe Majlinda ka mundur të shuhej. Por, ka mbijetuar dëbimin nga shtëpia, rrënimin e një vendi nga okupuesit, dhe peripecitë tjera nga ata që erdhën pas.

Kjo e artë e Majlindës le të jetë një kujtim për të gjithë ata sportistë që nuk arritën të shpërthejnë okupimin para-lufte, dhe për të gjithë ata që u detyruan të lënë sportin pas lufte. Nuk e patën forcën e vendosmërinë e Majlindës.

Le të shërbej ajo si flakadan, drita e të cilit s’do të shuhet kurrë derisa merr frymë një kosovar, deri në amshim. Le të jetë e fundit që kalon nëpër gjithë këto sfida, dhe të jetë vetëm e para që merr të artë për Kosovën. Të artë së cilës kurrë s’do ti venitet shkëlqimi.


HAJDE NORË

Sot, sytë te Nora Gjakova

Të tjera/Rio 2016

Sot, sytë te Nora Gjakova

08/08/16 @ 10:03

NUMRI NJË

Eliminohet në raundin e parë

Tenis/Rio 2016

Eliminohet në raundin e parë

08/08/16 @ 09:06

DRAG RACE 2016

Skender Potera triumfoi në Drag Race

Të tjera

Skender Potera triumfoi në Drag Race

08/08/16 @ 08:48

KELMENDI PËR USA TODAY

S’ka miliona që ma paguajnë këtë ndjenjë

Të tjera/Rio 2016

S’ka miliona që ma paguajnë këtë ndjenjë

08/08/16 @ 01:07

PAS MEDALJES

Mediat e huaja: Majlinda, medaliste e parë e Kosovës

Të tjera/Rio 2016

Mediat e huaja: Majlinda, medaliste e parë e Kosovës

08/08/16 @ 00:14

MAJLINDA

E artë

Të tjera/Rio 2016

E artë

07/08/16 @ 22:11

SHQIPTARJA

E arta për Tajvanin

Të tjera/Rio 2016

E arta për Tajvanin

07/08/16 @ 21:56

MAJLINDA KELMENDI

Majlinda në finale, siguron medalje olimpike për Kosovën

Të tjera/Rio 2016

Majlinda në finale, siguron medalje olimpike për Kosovën

07/08/16 @ 21:19

FORMULA 1

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

Të tjera

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

23/07/23 @ 16:42

KRAKOW 2023

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

Të tjera

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

22/06/23 @ 14:09

PEJANËT KAMPIONË!

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

Të tjera

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

14/05/23 @ 00:14

BODYBUILDING

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

Të tjera

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

08/05/23 @ 15:50

FBNS @ IFSC

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

Të tjera

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

04/04/23 @ 15:14

LOJËRAT MESDHETARE 2030

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

Të tjera

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

03/04/23 @ 23:23

BOKS

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

Të tjera

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

14/03/23 @ 10:50

SLLAMOMISTËT E RINJ

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

Të tjera

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

11/01/23 @ 10:42

BOKS

Donjeta Sadiku dhe trajnerja e saj pranojnë shpërblimin pas medaljes

Të tjera

Donjeta Sadiku dhe trajnerja e saj pranojnë shpërblimin pas medaljes

26/10/22 @ 20:35

EVROPIANI PËR SENIORË - BUDVA 2022

Donjeta Sadiku e bronztë! Medalja e parë për Kosovën

Të tjera

Donjeta Sadiku e bronztë! Medalja e parë për Kosovën

21/10/22 @ 19:27


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera