Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EFEKTI MAJLINDA?

Serbët dështojnë kundër Greqisë

Serbët dështojnë kundër Greqisë


8 August, 2016 @16:07

Duket se e arta e Majlindës ka pasur një efekt negativ tek kombëtarja e Serbisë.

Në sportin e vaterpolos ku konsiderohen në mesin e favoritëve, Serbia sot në mesditë mëzi që siguroi një barazim 9-9 kundër Greqisë e cila nuk vlerësohet si favorit për medalje.

Mbrëmë vonë, tenisti Novak Djokovic ka pësuar humbje nga Juan Martin del Potro. Argjentinasi 27 vjeçar i cili po provon të rikthehet në sportin e bardhë pas dy operimeve që e kanë zbritur në pozitën 144 në botë kishte fituar në dy sete.

Serbia ka udhëzuar sportistët e tyre të injorojnë kosovarët dhe të bojkotojnë himnin dhe ngritjen e flamurit në rast se u bie të jenë në të njëjtin podium.
Fakt interesant – Serbia kurrë nuk ka fituar medalje olimpike në sportin e xhudos.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera