KOSOVA NË RIO

Kundërshtarja e ardhshme e Norës
8 August, 2016 @15:41
Pas fitores në ndeshjen e parë në 1/16 e finales, pas pak çastesh Nora Gjakova luan ndaj rumunes Caprina Caprioriu në kuadër të 1/8 së finales.
Rumunja 30-vjeçare ishte kampione e Evropës në vitin 2010, ndërsa ishte finaliste në Lojërat Olimpike të Londrës. Gjithashtu Caprioriu ishte e para në ranglistën botërore të vitit 2015.
Dueli zhvillohet pas orës 16:30.