Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALAYSIA GP

Lewis Hamilton niset i pari në garën e Malajzisë

Foto: BBC

Lewis Hamilton niset i pari në garën e Malajzisë


30 September, 2017 @12:56

Dy javë pasi e krijoi epërsinë 28 pikëshe ndaj Vettelit në listën e përgjithshme të garuesve, Lewis Hamilton e ka bërë edhe një hap pozitiv drejt titullit të kampionit në Formula1 për sivjet.

Anglezi sot doli i pari në kualifikimet për ‘Pole Position’ të garës së nesërme që mbahet në Malajzi, ndërsa pas tij përfunduan Kimi Raikkonen i Ferrarit dhe Max Verstappen i Red Bullit.

Ashtu si në ushtrimet e djeshme, edhe në kualifikimet e sotme Sebastian Vettel pati probleme me motorrin e makinës së tij, ndërsa kjo i kushtoi me mosarritjen e podiumit në kualifikime.

Gara e Malajzisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 09:00.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports