I EMIGRUARI
Linor Çitaku më i miri i Lihtenshtajnit
2 March, 2020 @11:21
Më 1 mars me një atmosfrë sportive është mbajtur kampionati individual i pingpongut për senior në Litenshtajn, ku ish-lojëtari i KPP Prishtina Linor Çitaku, zuri vendin e parë.
Linor Çitaku tregoi formën e tij më të mirë duke shënuar të gjitha fitoret bindëse, ku në finale u ballafaqua me kampionin e Litenshtajnit Asad Keucheyan, të cilin e mposhti me rezultat 3 me 0.
Pas ndeshjes ai u shpreh i kënaqur që ka mposhtir kampionin e Litenshtajnit ku edhe tregoi për konkurëncen që pati në kapionatin kombëtar të Litenshtajnit.
“Për mua është kënaqësi që dola i pari në Kampionatin kombëtar 2020, ku edhe mposhta në finale kampionin e Litenshtajnit. Në këtë kampionat kishte konkurencë të madhe meqë kishte lojtarë edhe nga shtetet fqinje përfshi këtu edhe nga Zvicra,” u shpreh Çitaku.
Poashtu në kategorinë çifte meshkuj është bërë kampion së bashku me Asad Keucheyan
Linor Çitaku para se të zhvendosej në Vaduz të Litenshajnit, ku ka përfunduar studimet Master në Arkitekturë në Universitetin e Litenshajnit, ishte kampion i shumëfisht i Kosovës në pingpong. Ai është lojtar kyq në klubin e Pingpongut TTC Triesen.