RIFILLON SUPERLIGA
Në fundjavë, stinori vazhdon me duele interesante
10 February, 2020 @23:48
Federata e Hendbollit të Kosovës ka bërë të ditur sot se të shtunën nis pjesa pranverore e stinorit, kur fillojnë ndeshjet e xhiros XV të Superligës së vendit.
Tash, në pjesë të dytë të stinorit ekipet luftojnë për çdo pikë, pasi që pas katër xhirove, pra me XVIII të zhvilluara, përfundon faza e parë e stinorit.
Më pas liga ndahet në Superligën A, ku gjashtë skuadrat e para në tabelë bartin pikët mes vete dhe luftojnë për titull.
Ndërsa në Superligën B, mbesin katër skuadrat e poshtme të tabelës, që bartin pikët e tyre mes vete në këtë ligë dhe luftojnë për mbijetesë.
Në Superligën A zhvillohen dhjetë xhiro, pas së cilës shpallet kampioni. Ndërsa në Superligën B zhvillohen edhe gjashtë xhiro.
Duelet e Xhiros XV:
Prishtina-Vushtrria
Llapi-Besa
Drenica-Kastrioti
Prizreni-Trepça
Vëllaznimi-Drita
SUPERLIGA / TABELA AKTUALE:
1. Besa 28p
2. Prishtina 26p
3. Trepça 20p
4. Kastrioti 18p
5. Vushtrria 15p
6. Vëllaznimi 12p
7. Drenica 8p
8. Prizreni 7p
9. Llapi 6p
10. Drita 0p.