GRAND SLAM / PARIS
Distria e artë në Paris
8 February, 2020 @17:57
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka mposhtur në finale të Grand Slamit të Parisit italianen Odette Giuffrida, për tu stolisur me medaljen e artë.
Pejania Krasniqi ka pasur katër duele të zhvilluara deri sa arriti finalen. Ajo i mposhti tre me ippon dhe një me wazaari për të arritur te italiania në finale.
E aty, Krasniqi fitoi dhe kështu arriti që të merr për herë të parë medalje të artë si seniore, nga njëri ndër Grand Slamët në prestigjioz në botën e xhudos.
Në rrugëtimin e saj drejt të artës, Distria fitoi algjerianen Faiza Aissahine në raundin e dytë, pastaj kaloi francezen Penelope Bonna për të fituar fushën A duke e rrënuan japonezen Ai Shishime.
Në gjysmëfinale, Distria pati punë me brazilianen Sarah Menezes, për të arritur deri te Giuffrida, që siç dihet ka qenë edhe kundërshtarja e Majlindës në finale të Olimpiadës Rio 2016.