FINALJA E EVROPIANIT: SPANJËS
Spanja mbron titullin e Evropës
26 January, 2020 @18:25
Përfaqësuesja e Spanjës në hendboll ka arritur të mbrojë titullin e kampionit të Evropës, duke e mposhtur Kroacinë në finale 22-20 [12-11 pp].
Deri në dy minutat e fundit, Kroacia shpresonte, kur shënoi për 20-20, mirëpo pas epërsisë së spanjollëve dhe moskonkretizimit të aksionit të radhës, gjasat e kroatëve u shuan, derisa Spanja shënoi për 22-20 për t’iu gëzuar trofeut dhe medaljes së artë.
Aleix Gomez Abello ka qenë më efikasi te spanjollët në finale. Ai shënoi 5 gola dhe me saktësi shuti 100%, ndërsa tre të tjera i shënoi Raul Entrerrios.
Performanca e fuqishme e të jashtëzakonshmit Domagoj Duvnjak, nuk mjaftoi kësaj radhe për të përzgjedhurit e Lino Cervarit, që për herë të tretë në histori (2004, 2008 dhe 2020) u mposhtën në finale të evropianit.
Për Spanjën ky është titulli i dytë i kampionit të Evropës (2018, 2020), derisa përgjatë historisë së evropiane ata figuronin me katër finale të humbura më parë (1996, 1998, 2006 dhe 2016).
Norvegjia fitoi medaljen e bronztë dhe vendin e tretë në EURO 2020, duke e mposhtur tejet lehtë Slloveninë 28-20.
Mëposhtë shikoni ekipin më të mirë të turneut, që për herë të parë u zhvillua në tre shtete: Austri, Suedi e Norvegji.
Kampionati Evropian i radhës EURO 2022 mbahet në Hungari e Sllovaki.
Çastet më të mira të finales: