GRAND SLAM PARIS
Distria dhe Nora, para medaljeve të reja për Kosovën
8 February, 2020 @15:39
Dy xhudistet tepër të suksesshme të Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë pranë medaljeve të radhës në Grand Slam të Parisit sot dhe më vonë do të kuptohet se cila çka do të fitojë.
Distria ka arritur në finalen e kategorisë së saj deri në 52 kilogramë, ku e pret italiania Odette Giuffrida.
Ndërkaq Nora lufton për të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë, ku do të ndeshet me francezen Leonie Cysique.