GRAND SLAM / PARIS
Edhe Nora Gjakova sjell medalje për Kosovën nga Parisi
8 February, 2020 @18:50
Xhudistja e radhës me medalje nga turneu më prestigjioz i xhudos në botë, Paris Grand Slam, është Nora Gjakova.
Nora në kategorinë e saj deri në 57 kilogramë ka arritur që të merr medaljen e bronztë, pasi që në repechage ka mposhtur francezen Sarah Leonie Cysique.
Distria sot, fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë, në sallën parisiene me 20 mijë adhurues të xhudos.