E FUNDIT
Maria Sharapova e jep lamtumirën
26 February, 2020 @14:46
Pesë herë fituesja e Grand Slameve, rusja Maria Sharapova, i ka dhënë lamtumirën tenisit.
Tenistja 32 vjeçe ka bërë të ditur për Vogue se trupi i saj ka filluar “të keqësohet” pas disa lëndimeve në krah që ka pasur dhe kjo e ka bërë atë të vendos për të lënë këtë sport.
Rusja ka fituar Wimbledonin në vitin 2004 me moshën 17 vjeçare, ndërsa së fundi ka fituar Roland Garrosin në vitin 2014.
Ajo ka fituar të gjitha Grand Slamet së paku njëherë: Wimbledon 2004, US Open 2006, Australian Open 2008 dhe Roland Garros 2012 dhe 2014.