MEDIA
Shtatorja e Majlindës, jo në Prishtinë, por në Pejë!
Teksti: Koha
22 February, 2020 @16:03
Shtatorja e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, do të përurohet më 28 shkurt në ora 11:00.
Shtatorja që fillimisht ishte menduar të vendoset në Prishtinë, do të vendoset në qytetin e lindjes së kampiones, në Pejë.
Kjo është bërë e ditur të shtunën për Koha.net nga trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.
Që më 18 korrik të vitit të kaluar Kuka kishte njoftuar se Federata Ndërkombëtare e Xhudos, përkatësisht presidenti i saj Marius Vizer, ka angazhuar artistë të njohur botëror për të punuar shtatore të bronztë për kampionen e xhudos. Federata Botërore ka mbuluar shpenzimet e punimit të shtatores, ndërsa kishte dilema vetëm se ku do të vendosej ajo.