BUJAR LOCI
Loci tregohet i matur pas fitores së thellë
8 March, 2017 @21:04
Fitorja e thellë me 17 pikë epërsi, nuk do të thotë asgjë. Kështu është deklaruar trajneri i Pejës, Bujar Loci, pas ndeshjes së sontme ndaj Kozuvit, që u fitua me rezultat 83-66.
Loci tha se skuadra e tij duhet të tregojë lojë të mirë edhe në ndeshjen kthyese, duke pasur parasysh që kundërshtari ka lojtarë mjaft cilësorë në përbërjen e vet.
“Kemi arritur një rezultat të mirë, por, Kozuvi ka lojtarë cilësorë dhe kjo fitore nuk do të thotë asgjë. Ata e kanë ndoshta pllejmekerin më të mirë në ligë, i cili u dëshmua edhe sonte. Shpresojmë të luajmë mirë edhe në ndeshjen e dytë dhe të arrijmë gjysmëfinale,” ka thënë ai për Supersport.
Loci në ndeshjen e sontme ka qenë në krye të skuadrës që nga momenti i diskualifikimit të kryetrajnerit Aleksandar Todorov, i cili u përjashtua pas dy gabimeve të njëpasnjëshme teknike.