SERENA WILLIAMS
Me plotë energji
17 January, 2014 @9:30
Numri një i botës në tenisin femror kishte humbur për herë të fundit nga sllovakja në vitin 2006 dhe kjo mbeti kështu edhe pas takimit të sotëm.
Serena Williams në dy sete me radhë mposhti sllovaken Daniela Hantuchova për të kaluar në xhiron e katërt të Australian Open.
Williams dukej se konzervonte energji gjatë ndeshjes dhe luante sipas nevojës, në temperaturë që sot nuk kaloi mbi 38 shkallë të celziusit.
“Në jetë, mosha 32 vjeçare është e re. Në sport, e vjetër. Mirëpo, çkadoqoftë arsyeja e ndjej se ende nuk e kam dhënë maksimumin tim dhe mendoj se do të jem edhe më e mirë dhe do të përmirësohem edhe në shumë me kohë,” ka thënë ndër të tjera pas ndeshjes amerikanja.
Ajo tani do të pret fituesen e ndeshjes Samantha Stosur (bartësja e 17-të) dhe Ana Ivanovic (bartësja e 14-të), për të kërkuar çerekfinalen e Australian Open.