AUSTRALIAN OPEN
Gati për Monfilsin
16 January, 2014 @12:59
Organizatorët kishin marrë masa ndaj të nxehtit në Melbourne, duke e mbyllur kulmin e terrenit Rod Laver Arena sot dhe Rafa Nadal ka problem kaloi kundërshtarin e tij Thanasi Kokkinakis në xhiron e dytë të Australian Open.
Kjo ka qenë ndeshja e parë që u implementua këshilla e mbylljes së kulmit të terrenit, për të lehtësuar sadopak tenistët nga temperaturat e larta.
Sidoqoftë, Nadal ka kaluar lehtë në setin e parë dhe të tretë, derisa australiani Kokkinakis i bëri ballë spanjollit vetëm në setin e dytë kur arriti t’i fitojë katër ‘game’.
“U gëzova kur e pashë kulmin mbi kokë. Përkundër se kishte lagështi të madhe, puna e kulmit ndikoi sadopak në temperaturë të përgjithshme,” ka thënë Nadal pas fitores së sotme, që e shpie atë në ndeshje ndaj françezit Gael Monfils në raundin e tretë të Australian Open.
Monfils, që është bartësi i 25-të i turneut ka mposhtur në raundin e dytë amerikanin Jack Sock në tre sete.