AUSTRALIAN OPEN
Murray befason veten
14 January, 2014 @15:06
Kampioni i Wimbledonit, Andy Murray, u tregua i pamëshirshëm ndaj kundërshtarit të tij japonez në xhiron e parë të Australian Open.
Skocezi Murray dominoi në tre sete për ta çuar në shtëpi Go Soedan e renditur në pozitën e 112-të të ATP.
Murray e përfundoi ndeshjen për 85 minuta në Hisense Arena të Melbourneit në një temperaturë prej 42.2 shkallëve të celziusit, duke e kursyer veten nga i nxehti australian.
“Luajta mirë sot,” ka thënë Murray pas fitores.
“Ndoshta as vetë nuk pritja që të luajë kaq mirë, por këto janë shenja të mira për mua. E nisa ndeshjen mirë dhe e përfundova në mënyrë solide,” ka shtuar skocezi pas fitores.
Murray ka arritur tre herë në finale të Australian Open, duke mos e fituar asnjëherë atë. Në xhiron e dytë Murray do të ndeshet me françezin, Vincent Millot.