Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Derbi i çerekfinales në Melbourne

REUTERS

Derbi i çerekfinales në Melbourne


10 January, 2014 @9:50

Pas një stinori dëshpërues, Roger Federer, pret që në Melbourne të fillojë ringjalljen e tij për vitin 2014. 

Mirëpo, shorti i hedhur për Australian Open nuk ka qenë fare i lehtë për atë. 17 herë fitues i Grand Slameve, Federer do të takohet me James Duckworth (Wildcard) në fillim, derisa që në raundin e katërt e pret françezi Jo-Wilfried Tsonga, pas të cilit do të mund t’i bie britaniku Andy Murray - nëse nuk befasohet asnjëheri prej favoritëve deri aty. 

Numri një i botës, Rafa Nadal, do të ketë telashe me publikun në xhiron e parë kur takohet me australianin Bernard Tomic. Nëse spanjolli kalon pa probleme katër ndeshjet e para, në çerekfinale do ta pret fituesi i ndeshjes Gael Monfils (25) - Kei Nishikori (16). 

Ish numri një, serbi Novak Djokovic, që tash stërvitet nga Boris Becker, s’besohet të ketë problem deri në çerekfinale kur e pret Stanislas Wawrinka, që po përmirëson gjithnjë lojën e tij. 

Australian Open fillon me raundin e parë të ndeshjeve të hënën më 13 janar. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis