AUSTRALIAN OPEN
Tomic ia dorëzon lojën Nadalit
14 January, 2014 @14:56
Bernard Tomic nën fishkëllima të publikut lëshoi terrenin i lënduar duke ia dorëzuar ndeshjen numrit një të botës, Rafael Nadal.
Nadal kishte fituar setin e parë, por australiani Tomic i cili po kritikohet nga publiku për shkak të dembelisë i është kundërpërgjigjur atyre.
“Jam i pafat. Këtë rast, për të luajtur kundër Nadalit nuk do të duhej ta lëshoja, por u detyrova. S’mund të garoja. Ka qenë tepër e vështirë për mua. Më vjen keq edhe nga publiku, por besoj që ata nuk e kuptojnë gjendjen time,” ka thënë Tomic pas ndeshjes.
Tomic kishte humbur setin e parë 6-4, ndërsa ishte duke udhëhequr 2-1 në setin e dytë.
Rafa Nadal në xhiron e dytë do të ndeshet me 17 vjeçarin australian Thanasi Kokkinakis.