AUSTRALIAN OPEN
Federer kalon testin e parë
14 January, 2014 @14:26
Zvicerani Roger Federer që po tenton të rikthehet edhe njëherë në maje të botës së tenisit, ka nisur mirë Grand Slamin e 57-të në karrierë.
Ai ka mposhtur australianin James Duckworth në tre sete me radhë, ku në dy të parat me nga një ‘break point’ i fitoi 6-4, 6-4, ndërsa në të fundit e kaloi 6-2.
Trajneri, Stefan Edberg, shikonte qetë lojën e Federerit 32 vjeçar duke e mposhtur 21 vjeçarin Duckworth.
Në temperatura të larta, Federer u tregua si gjithmonë i qetë për të arritur te qëllimi i tij, fitorja, ndërsa tani pret kundërshtarët tjerë me radhë.