Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Djokovic në raundin e tretë

REUTERS

Djokovic në raundin e tretë


15 January, 2014 @14:35

Ish numri një i botës, serbi Novak Djokovic, ka kaluar shpejtë kundërshtarin e xhiros së dytë në Australian Open për të shpëtuar sa më shpejtë nga tempereturat e lartë që po mbretërojnë në verën australiane. 

Ai ka mposhtur argjentinasin Leonardo Mayer në tre sete në temperaturë që arrinte 40 shkallë të celziusit sot në Melbourne. 

Djokovic ka bërë hat-trick në Australi duke e fituar këtë garë radhazi prej vitit 2011 deri në vitin 2013 dhe është njëri ndër favoritët e mëdhenjë për të rifituar garën. 

Serbi 26 vjeçar do të luajë kundër rusit Dmitry Tursunov në xhiron e tretë të Australian Open të premten, në ditën kur temperatura do të kalojë 40 shkallë të celziusit gjithashtu. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis